Home / SPORT / Bartra objektiv i Real Madridit për mbrojtjen

Bartra objektiv i Real Madridit për mbrojtjen

Mbrojtësi i Real Betisit, Marc Bartra është objektivi befasues i Real Madridit si përforcim i afatit kalimtar të janarit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Borussia Dortmund.

Por, performancat e tij të mira me ekipin spanjoll kanë bërë që Bartra të rikthehet si objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Shefi i mediumit sportiv Okdiario, Eduardo Inda, ka folur për El Chiringuito de Jugones duke treguar të ardhmen e tij.

Sipas Indas, Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me një qendërmbrojtës të ri gjatë afatit të janarit.

“Real Madridi është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri gjatë janarit”.

“Lojtari më i pëlqyer është Marc Bartra”, ka thënë Inda.Inda gjithashtu shtoi se mbrojtësi i Stuttgartit, Benjamin Pavard, gjithashtu konsiderohet si opsion real.

About admin