Home / SPORT / Calhanoglu: Këta të dy ishin ata që na duheshin…

Calhanoglu: Këta të dy ishin ata që na duheshin…

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për “Milan TV”, ku mbi të gjitha ka thurur lavde për trajneri Gennaro Gattuso: “Që kur ka ardhur Gattuso kam nisur të luajë më mirë. Ai dhe Gigi Riccio flasin shumë me mua dhe unë kam nevojë për këtë.

Kur jam në fushë dua të kuptoj atë që po bëj mirë dhe atë që duhet të korrigjoj. Më pëlqen shumë Gattuso, ndonjëherë është pak i ashpër, por është ajo që i duhet ekipit tonë, sepse jemi një skuadër e fortë, kemi shumë cilësi.”

Turku, që do të bëj debutimin sezonal kundër Roma, sepse ndaj Napoli ishte i skualifikuar, foli edhe për Higuain dhe lojtarët e tjerë të ardhur. “Higuain është një futbollist i rëndësishëm, shumë cilësor dhe po pres ma padurim të luajë në krah të tij.

E dimë si duhet të luajmë dhe në stërvitje po njihemi më mirë. Harmonia në ekipin tonë është pozitive dhe lojtarët që erdhën Castillejo, Laxalt dhe Bakayoko kanë cilësinë për të na ndihmuar.”

About admin

Check Also

Klopp: Ndodhi pikërisht ajo që prisja

Liverpool i Klopp ka qenë surpriza e sezonit të kaluar në Champions League dhe anglezët …