Home / SPORT / Kishte mbetur i pastrehë, Eto’o bën bamirësi për ish-kapitenin…

Kishte mbetur i pastrehë, Eto’o bën bamirësi për ish-kapitenin…

Ish-sulmuesi i Kamerunit, Inter dhe Barcelona, Samuel Eto’o, ka deklaruar se do të blejë një shtëpi dhe do t’ia dhurojë ish-kapitenit të kombëtares së tij Norbert Owona.

Owona ka mbetur i pastrehë dhe situatën e tij të vështirë e ka treguar edhe një dokumentar. Aktuslisht ai është 67 vjeç dhe ka qenë kapiteni i Kamerun në vitet ’60 dhe ’70.

Owona i ka shkruar letra edhe qeverisë kamerunase, duke i kërkuar mëshirë sepse po “jeton si kafshë” dhe meriton një “trajtim ndryshe për atë që i ka dhënë kombit të tij.”

Gjithsesi, ndihma ka ardhur nga Eto’o, krahas shtëpisë, shtypi afrikan shkruan se ish-sulmuesi do të pajtojë një pension prej 800 euro në muaj për Owona, i cili ka falimentuara sepse shpenzoi deri në centin e fundit për të kuruar bashkëshorten dhe djalin e tij nga sëmundja e kancerit.

About admin

Check Also

Calhanoglu: Këta të dy ishin ata që na duheshin…

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për “Milan TV”, ku mbi të gjitha ka thurur …