Home / SPORT / Klopp: Ndodhi pikërisht ajo që prisja

Klopp: Ndodhi pikërisht ajo që prisja

Liverpool i Klopp ka qenë surpriza e sezonit të kaluar në Champions League dhe anglezët do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund edhe kompeticionit që do të fillojë në mesin e shtatorit.

Për ta bërë një gjë të tillë, ata duhet të kalojnë fillimisht një grup shumë të vështirë. Napoli, Paris Saint-Germain dhe Crvena Zvezda janë kundërshtarët e “Të Kuqve”.

“Prisja një grup të vështirë, kështu është në Champions. PSG është një nga skuadrat më entuziazmuese të botës, synojnë të fitojnë Champions-in”, ka thënë Klopp.

“Napoli-n e kemi mundur në fazën përgatitore, por do të jenë ndeshje shumë të ndryshme. Kam qenë atje me Borussia-n dhe e di se çfarë atmosfere është. Jam përjashtuar edhe nga ndeshja. Edhe me Crvena do të jetë një atmosferë e zjarrtë. Ky është grupi, tani duhet të përgatitemi”, ka përfunduar gjermani.

About admin

Check Also

Calhanoglu: Këta të dy ishin ata që na duheshin…

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për “Milan TV”, ku mbi të gjitha ka thurur …