Home / Uncategorized / LAJMI FUNDIT: Gjermania dhe Austria japin urdhër rreth idesë për kufirin

LAJMI FUNDIT: Gjermania dhe Austria japin urdhër rreth idesë për kufirin

Gjermania dhe Austria janë skeptike sa i përket idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve. Këto dy shtete nuk po e shohin si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, të premten (31.08) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Sipas tij, diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur. Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike. “Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme”, tha ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl.

Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe t’i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t’i bashkohet Kosovës. Kosova e banuar kryesisht me shqiptarë para dhjetë vjetësh u shkëput nga Serbia. Beogradi duke iu referuar manastireve dhe betejave mesjetare në Kosovë kërkon ta marrë sërish krahinën. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa rezultat që të ndërmjetësojë mes fqinjëve në konflikt. Pajtimi me Kosovën është kushti kryesor, që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE të afrohet edhe më shumë me Brukselin.

Ndër të tjerë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë shprehur për këtë opsion. Por nëse kjo do të realizohet vërtet ka mjaft dyshime. Një nga arsyet është, që për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë Thaçit mund t’i mungojë shumica e nevojshme në parlament.

About admin

Check Also

Mou braktis konferencën: Unë fitoj 3 me 2

Manchester United ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat të hënën në nbrëmje, teksa …