Home / EKONOMI / Për PDK, AAK dhe Nismën më i rëndësishëm është Hashim Thaçi dhe mbrojtja e territorit

Për PDK, AAK dhe Nismën më i rëndësishëm është Hashim Thaçi dhe mbrojtja e territorit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka publikuar pikën e Rezolutës së propozuar nga opozita, duke thënë se ajo nuk u votua nga PDK, AAK dhe Nisma, pasi për ta më i rëndësishëm është Hashim Thaçi se mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se këta nuk janë as deputetë e as të popullit, janë thjeshtë të përdorur nga Hashim Thaçi.

Postimi i saj i plotë në Facebook: Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita

1. Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!
Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!

About admin

Leave a Reply