Home / SPORT / Ringjallet Derrick Rose, vendimtar në triumfin e Timberwolves: Beso në vete edhe nëse askush nuk të beson

Ringjallet Derrick Rose, vendimtar në triumfin e Timberwolves: Beso në vete edhe nëse askush nuk të beson

Derrick Rose është rikthyer fuqishëm duke mposhtur pothuajse i vetmuar Utah Jazz me Minnesotan që arriti fitoren e radhës me rezultat 128-125.

Rose ktheu kohën pas duke kujtuar të gjithëve për sezonin që pati si MVP. Ai qëlloi 19 nga 31 gjuajtje duke shënuar 50 pikë e duke ndihmuar ekipin e tij ndaj Utah për të triumfuar me tri pikë epërsi. Asnjëherë Rose nuk arriti kaq pikë, as kur ishte MVP.

Rose shënoi pikët vendimtare të epërsisë në fund dhe bëri bllok në aksionin vijues për të mohuar barazimin e rezultatit nga Utah.

Vet Rose nuk ju përmbajt lotëve pas ndeshjes, duke dëshmuar dashurinë për këtë sport.

“Besoni në vete edhe atëherë kur ata nuk besojnë te ju”, ishte mesazhi i Derrick Rose i publikuar në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Performanca e Rose emocioni të gjithë adhuruesit e basketbollit të cilët edhe e kritikuan atë, ku Rose për vite të tëra dështoi të kthehet në top formë, madje edhe u përjashtua nga ekipe të ndryshme, derisa ish trajneri i tij te Chicago e pranoi te Minnesota.

Lëndimet e shumta e ndaluan të rikthehej, por jo më. Derrick Rose është rikthyer, MVP i dikurshëm i NBA.

Në ndeshjet tjera vlen të përmendet fitorja ëpr një pikë e Los Angeles Lakers, triumfi i Warriors në shtëpi ndaj Pelicans dhe fitgorja e thellë e Spurs te Suns.

About admin